Lajme Lifestyle Showbiz

Pozon nudo gjatë shtatzënisë, Ashley Graham s’mund të dukej më e bukur

Ashley Graham është një nga modelet më të suksesshme, e cila është lavdëruar gjerësisht për ndjenjën pozitive që ka për trupin e saj, dhe këtë e përforcoi me postimin e saj të fundit me një foto nudo të saj gjatë shtatzanisë ku tregon të gjithë strijat me krenari.

Fotoja e fundit, ku trupi I saj shihet ashtu sic është, pa asnjë lloj retushimi, ka tërhequr mjaft komente pozitive.

“Unë jam mashkull dhe më pëlqen ta shoh një gjë të tillë. Nëna ime pati 10 fëmijë, e ime shoqe tani në fund të shtatzanisë dhe e shikoj sesi po ndryshon trupi i saj“- ka shkruar një përdorues i Instagramit. “E adhuroj këtë foto“- thotë një ndjekëse, “nuk ka rëndësi nëse je masa small apo large, të gjithë njerëz jemi. Unë e adhuroj mënyrën sesi ti e pranon veten tënde, dhe më frymëzon që ta dua trupin tim pas 3 lindjeve“- vazhdon ajo. Megjithatë, pati edhe kritika. Disa e quajtën të pavend këtë lloj ekspozimi të trupit përpara njerëzve të huaj në internet, ndërsa të tjerë thanë se foto të tilla mund të promovojnë obezitetin.

fdr.JPG

Related posts

Kosova në borxhe për energjinë elektrike

Klaudia gotanews

Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 33-vjeçari

Xhensila Gotanews

Pjesëmarrja në votime, ish-deputeti: Po gënjejnë me të dhënat

Mila
Na Kontaktoni!