HomePolitikë

PPE thirrje qeverisë: Veprimi i djeshëm nuk mund të pranohet

Partia Popullore Europiane PPE reagon ashpër pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, një ditë më parë, në Kuvend, nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

PPE shpreh keqardhjen për këtë vendim, që sipas saj, është i njëanshëm dhe arbitrar. Sipas PPE, nëse kryeministri Edi Rama do vërtet integrimin e Shqipërisë në BE, duhet të mos mohojë këshillat e ndërkombëtarëve.

STATUSI NGA MICHAEL GAHLER

“Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën.

Nuk mund të pranohet për askën që qeveria “Rama”, e cila kërkon negociatat e pranimit me BE-në, të fillojë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale. Nëse kjo qeveri do me ndershmëri negociatat e pranimit me BE-në, si mund të mohojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës, në lidhje me Kodin Zgjedhor, dhe do të kërkojë fuqishëm të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. I takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.


TË NGJASHME