HomeShowbiz

Pra, e gjitha paska qënë gënjeshtër! Kylie Jenner nuk është miliardiere

E gjithë bota mendon se Kylie Jenner është miliardere mirëpo duket se e vërteta është ndryshe.
Revista “Forbes” e quajti Kylien miliarderen më të re në botë, falë të ardhurave nga kompania kozmetike por në raportin e fundit të publikuar të premten, revista shkruan se kompania “është dukshëm më e vogël, dhe më pak fitimprurëse, sesa familja ka kaluar vite duke udhëhequr industrinë e kozmetikës”.

“Në fillim të këtij viti, Kylie Jenner shiti gjysmën e kompanisë së kozmetikës në një prej prurjeve të famshme më të mëdha të të gjitha kohërave. Por analiza e mirë e marrëveshjes zbulon se ajo ka fryrë shifrat dhe suksesin e çdo biznesi, për vite me radhë,” thuhet në raport.

“Forbes” pretendon se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar. Të ardhurat për periudhën 12 mujore para marrëveshjes janë 177 milionë dollarë sipas prezantimit të Coty, shumë më e ulët se vlerat e publikuara në atë kohë.
Por pas këtyre lajmeve, Kylie ka reaguar personalisht në Tëitter, duke thënë se as nuk ka kërkuar ndonjë titull miliardereje nga “Forbes” dhe as nuk ka gënjyer:

“U zgjova dhe ç’të shikoja! Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur, pikë”, shkruan ajo.


TË NGJASHME