HomeShowbiz

Pra ky është reagimi i Ellen pas fjalëve se ajo nuk është aq e mirë sa shfaqet në ekran

Ellen Degeneres ka disa javë që është vënë në fokus të mediave për shkak se shumë njerëz kanë shkruar në rrjetet sociale se ajo nuk është aq e mirë me njerëzit siç shfaqet në emisionin e saj.

Për ti shtuar më shumë këto fjalë ishte ish-punonjësi i Ellen ai i cili ka folur për eksperiencën që pati kur ishte nën urdhërat e saj. Ai është shprehur se e gjithë eksperienca ka qënë negative dhe se moderatorja nuk sillet mirë me njerëzit në përditshmëri.

Një burim për ‘Us Weekly’ shkruan se moderatorja e njohur është e lodhur me të gjitha këto komente dhe se ajo mendon që e gjithë kjo gjë është bërë nga njerëzit që e urrejnë atë.

Burimet pranë revistës kanë shtuar se Ellen nuk po shqetësohet aspak për këto komente dhe është e bindur që nuk do ndikojnë tek mendimet e njerëzve të tjerë, sepse ka qenë për shumë vite në televizion.

Vlen të theksojmë se Ellen deri më tani as nuk i ka mohuar as nuk i ka pohuar këto zëra në mënyrë të drejtpërdrejtë.


TË NGJASHME