HomePolitikë

Pragë, iniciativa studentore solli mijëra protestues në shesh për…

Në Pragë të Republikës Çeke protesta, që nisi si një iniciativë studentore nga një grup të rinjsh, mori një tjetër dimension ku, sipas organizatorëve, më shumë se 250 mijë njerëz iu bashkuan thirrjes për largimin e kreut të Qeverisë, Andrej Babis.

Mbi 400 mijë janë nënshkrimet në një peticion ‘online’ ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

Babis po hetohet penalisht për shkak të akuzës se ka abuzuar me rreth 2 milionë euro subvencione nga Bashkimi Evropian, 10 vite më parë. I kosideruar si njeriu i dytë më i pasur në Çeki, Andrej Babis i ka mohuar akuzat.

Gjithsesi, protestuesit të udhëhequr nga grupi Miliona Momente për Demokraci kërkojnë dorëheqjen dhe hetime të pavarura ndaj kryeministrit. Protesta e së dielës konsiderohet si më e madhja që pas rënies së komunizmit në Çeki, më shumë se 30 vite më parë.

Edhe pse presioni është rritur, kryeministri Babis refuzon të japë dorëheqjen. Të mërkurën, Qeveria e tij do të përballet në Parlament me një mocion mosbesimi.


TË NGJASHME