HomeSport

Pranë zyrtarizimit të Jovic, nis “Revolucioni” në Madrid

‘Revolucioni’ te Real Madrid sapo ka nisur, blerja e parë për madrilenët në këtë merkato, është talenti i Eintracht Frankfurt, serbi Luka Jovic. Edhe pse ende pritet zyrtarizimi, mediat pranë klubit madrilenë janë të sigurta për këtë transferim, madje japin edhe detaje nga transferimi. Sulmuesi ndiqej dhe kërkohej nga shumë klube të mëdha europiane, madje edhe rivalët e përjetshëm të madrilenëve, Barcelona, por sulmuesi vendosi të zgjedhi ekipin e Zinedine Zidane për të vazhduar karrierën.

Për këtë lëvizje një rol të rëndësishëm kanë financat, pasi për kartonin e tij, Reali Madridit do të derdhë në arkat e Eintracht Frankfurt rreth 70 milion euro përfshirë edhe bonuset. Ndërkohë, Jovic do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe sipas të përditëshmes spanjolle “AS” do të prezantohet në Madrid javën e ardhshme, menjëhrë pas mbylljes së sezonit në Bundesligë. Me transferimin e parë të finalizuar, klubi “los blancos” po punon për atë që do të jetë edhe një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës. Bëhet fjalë për Eden Hazard.

Sipas mediave, akordi mes palëve, është arritur, por ka disa pengesa derisa të arrihet nenshkrimi i kontratës. Plot 125 milionë euro, është shifra që pritet të paguajë Reali për shërbimet e anësorit belg. Ndërkaq, Reali nuk do të ndalet me kaq sepse synon edhe blerjen e Pogba dhe Militao.


TË NGJASHME