HomeRajon

Pranga 3 shqiptarëve në Itali, autorë të 30 vjedhjeve

Tre shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallurkërkim pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi, i cili kryente vjedhje apartamenteshItali.

Sipas mediave fqinje, të arrestuarit janë përgjegjës për 30 vjedhje në apartamente në zonat midis Trentos dhe Bolzanos.

Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije identiteti i të arrestuarve, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e të tjerëve.

Nga hetimet e kryera rezulton se autorët vepronin me të njëjtën strategji, duke thyer dyert e apartamenteve dhe më pas kryenin vjedhjet, të cilat përllogariten në mijëra euro.


TË NGJASHME