HomeLajmi i Fundit

Pranga dy vëllezërve nga Fieri, ja arsyeja

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një shtetas. Ngjarja ka ndodhur në Roskoves.

Bëhet fjalë për Ermal dhe Shpëtim Xhaxhajn, 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç.

Ata akuzohen se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve, pasi ky i fundit i kishte sharë teksa ishte në ndikim të alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.