HomeLajme

Pranga një 19-vjeçari nga Maliqi, mësoni pse

Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se shtetasi me inicialet K.P., 19-vjeç, banues në fshatin Veliternë të Maliqit iu gjetën 50 gr kanabis.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit trupor të ushtruar në lagjen nr.1 Pogradec dhe më pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e drogës e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME