HomeRajon

Pranga për 36-vjeçarin shqiptar në Greqi

16 kg marijuanë u sekuestruan sot nga policia greke, ndërsa në pranga përfundoi në 36-vjeçar shqiptar.

Aksioni i policisë u zhvillua në Sajadhe, Igumenice, ndërsa droga ishte fshehur në motorin me të cilin lëvizte i riu shqiptar.

Whatsapp Image 2019 10 07 At 11.07.14

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako, një pjesë e të cilës u gjet edhe në çantën e shpinës që mbante 36-vjecari.

Policia greke ka shfrytëzuar burime informacioni për kalimin e drogës në kufi Greqi, ka ndaluar  në rrugë qendrore 36 vjeçarin me motoçikletë dhe gjatë kontrollit ka zbuluar në dy anët e motoçikletës 15 pako me 16 kg e 390 gr hashash.  I arrestuari akuzohet për trafik lëndësh narkotike në Greqi.


TË NGJASHME