HomeLajmi i Fundit

Pranga shkodranit në Himarë, ja pse

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar nga Shkodra me iniciale E.D., i cili qarkullonte me armë zjarri në Himarë.

Sipas policisë, “33 vjeçari, rreth orës 23:30 të mbrëmjes është konstatuar nga shërbimet e FNSH së Fierit dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Himarë, duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti”.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.