HomePolitikë

Pranoi mandatin e deputetit, jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak Nimet Musai

Kandidati i LSI, Nimet Musai ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak në Fier pak ditë pasi pranoi mandatin e deputetit. Musai që pritet të marrë mandatin ditën e sotme, dhe mësohet se do të zëvendësojë ish deputetin Petrit Vasili.

Ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka thirrur 15 kandidatë të tjerë për të marrë mandatet e deputetëve të lëna nga opozita. Kujtojmë që Nimet Musai është kandidati i katërt nga rradhët e LSI, i cili pranoi të marrë mandatin e deputetit pak ditë më parë.


TË NGJASHME