HomePolitikë

Pranoi mandatin nga lista e PD-së, kërcënohet me jetë deputeti i ri

Deputeti i Korçës, Ligoraq Karamelo është kërcënuar nga disa persona pasi pranoi mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike. Karamelo ka denoncuar në policinë e Korçës kërcënuesit, për të cilët thotë se ishin një grup personash që nuk i njihte.

Ai ka thënë se personat e kanë intimiduar dhe ofenduar, lidhur me vendimin e tij për të pranuar mandatin e deputetit nga listat e PD-së. Ai ka thënë në polici se personat kanë tentuar ta godasin si dhe e kanë quajtur tradhëtar.


TË NGJASHME