HomeShowbiz

Pranon marrëdhënien seksuale me të burgosurin, ja kush është gardiania e burgut

Melissa Goodwin është një ish-gardiane në burgun Metropolitan Remand në Sydney dhe gjithashtu një “bodybuilder” e apasionuar.

Ajo u arrestua në maj pasi u zbulua se kishte pasur një marrdhënie seksuale me të burgosurin 21-vjeçar Corey London, me të cilin kishin kryer marrëdhënie intime të paktën pesë herë brenda gjashtë muajve.

Ajo ka pranuar marrëdhënien e jashtëligjshme seksuale me një nga të burgosurit, por ka ofenduar gjykatësin kur ai shtyu me disa muaj marrjen e vendimit për të.

25 vjeçarja Melissa Goodwin, nga Sydney në Australi, raportohej se tha “What the fuck?” (Çfare djallin bën?), kur iu komunikua se vendimi ndaj saj nuk do të merrej deri verën që vjen.

Akuzat datojnë prej nëntorit 2019, mes të cilave përfshihen dhe ato të futjes ilegale të cigareve dhe objekteve të tjera nga Goodwin për London.

Në kohën e arrestimit, ajo po hetohej dhe për një marrëdhnie me të njohurin e botës së krimit Caleb Valeri, i cili kishte lidhje me disa të burgosur anëtarë të një bande motoçiklistësh.


TË NGJASHME