HomeSport

Prapaskenat e merkatos/ Hysaj pranë largimit, de Laurentis bllokoi transferimin

Elseid Hysaj, ishte një prej lojtarëve më të përfolur shqiptarë gjatë merkatos verore. Mbrojtësi shkodran ishte shumë pranë largimit nga Napoli dhe sipas mediave italiane, Hysaj ishte shumë pranë kalimit në La Liga. Pas dëmtimit të Kévin Malcuit, lojtarit që i zuri vendin si titullar, Hysaj është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas gazetarit të “Corriere Dello Sport”, Antonio Giordano, Hysaj tanimë do të ishte duke luajtur në Spanjë, po ishte vetë presidenti i klubit napoletan që ndaloi në momentin e fundit këtë transferim.

“Hysaj ishte i Valencias. Diçka e tillë u vendos ditën e fundit të merkatos së transferimeve. Mirëpo, në momentin kur pritej vetëm ‘vula zyrtare’ për të finalizuar transferimin, ishte Aurelio De Laurentis që bllokoi gjithçka duke e mbajtur shqiptarin sërish në Napoli”, ka zbuluar gazetari italian treguar mundësinë që mbrojtësi i Kombëtares ka pasur për të ndryshuar ekip për sezonin aktual.

Së fundmi, dëmtimi i Malcuit dhe situata e dëmtimeve me mbrojtësit anësorë mund t’i detyrojë napolitanët që të bllokojnë shitjet e lojtarëve gjatë merkatos së dimrit.


TË NGJASHME