HomePolitikë

Preç Zogaj: Ju tregoj kush ka blerë vota në 2017

Analistët mendojnë se teksa ditët kalojnë situata politike do të tensionohet dhe për shumë prej tyre mbajtja e zgjedhjeve do të jetë e vështirë.

Mentor Kikia: Në ditën e votimit mund të kemi skema më të rënda se këto. Nuk do ketë fushatë elektorale me FNSH.

Iris Luarasi: Kosto më të madhe kanë qytetarët. Nëse do vazhdojë me përshkallëzim, njerëzit që kanë një mijë halle përveç varfërisë dhe problemeve të tjera, unë them se kjo nuk sjell kosto për qeverinë se sa për qytetarët.

Preç Zogaj: Në 2017 ka qenë shit-blerja më e madhe e votave. Zgjedhjet janë manipuluar në Shqipëri, gjithmonë me nga një mënyrë të caktuar. Në 2017 është bërë shit-blerja në mënyrë masive. Rënia drastike e euros në 4 javët e fushatës shpjegohej vetëm me zgjedhjet. PD nuk ka blerë vota, por këtu nuk blen ai që nuk ka. Ata që i kanë mundësitë blejnë. 2013 kanë qenë zgjedhjet më të mira. Edhe fakti që shitet vota, do të thotë që vota ka humbur vlerën. Shumë fasha të shoqërisë sonë e konsiderojnë votën të pavlerë. E kam kërkuar në atë kohë që zgjedhjet të mos njiheshin, nuk është rrahur hekuri sa është i nxehtë. Tani e kërkojnë 2 vjet më pas ?


TË NGJASHME