HomeShowbiz

Prej kohësh bashkë, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Renis Gjokës

Pak javë më parë këngëtari i njohur shqiptar, Renis Gjoka zbuloi për ndjekësit e tij në Instagram një ngjarje shumë të bukur të jetës së tij.

Ai dhe partnerja e tij, Jona Xhani, janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura.

“Dashuria e jetës sime”, shkruante këngëtari në foton ku nuk zbulonte imazhin e të porsalindurës.

Lajmi ishte i papritur për të gjithë, pasi Renisi nuk kishte zbuluar ende identitetin e partneres.

E pas gati 5 vitesh zbulohet kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Renisit. Ajo është një brune simpatike, me profesionin e ekonomistes dhe quhet Jona Xhani.

Në fakt, Renisi ka një lidhje të gjatë me Jonën, por publikisht me të u shfaq në vitin 2016. Çifti u fotografua për herë të parë në një darkë familjare, duke e prezantuar te miqtë si nusen e tij.

Historia e dashurisë mes tyre ka nisur që në vitin 2010 dhe Renisi është kujdesur në maksimum që marrëdhënien e tij ta mbajë sa më larg mediave.


TË NGJASHME