HomeSport

Premier League drejt transferimit në Kinë?!

Koronavirusi ka “gjunjëzuar” botën. Mijëra të vdekur dhe mbi 1 milion të infektuar është bilanci tragjik i deri tanishëm. Futbolli është një prej aktiviteteve që ka pësuar më shumë dëm nga kjo pandemi. Premier Liga angelze është mbyllur deri më 30 prill, por ashtu si po shkojnë gjërat në ishull, kjo datë me siguri do të shtyhet.

Kjo shtyrje, padyshim që dëmton të gjitha klubet që janë duke menduar një zgjidhje për këtë problem. Një propozim pasksa i çuditshëm ka ardhur nga një prej klubeve, që ka pranuar ta vazhdojë sezonin e mbetur në Kinë.

Sipas revistës “Athletic”, janë 800 milionë euro nga të drejtat relevizive që rrezikojnë të humbasin nëse sezoni nuk vazhdon ose ndërpritet , si ndodhi në Belgjikë. E vërtetë ose jo, ky mendim duhet marrë në konsidetatë, psai shumë klube janë të gatshme ta vazhdojnë sezonin në Kinë dhe jo ta ndërpresin.


TË NGJASHME