HomeShowbiz

Premtoi se do i ndryshojë jetën, Alketa Vejsiu shkon për vizitë në fshatin e Xheison

“Në kurthin e Piter Pan” është një ndër emisionet më të ndjekur dhe të gjithë fëmijët kanë rrëmbyer zemrat e publikut. Vogëlushët i kanë bërë të gjithë për vete me çiltërsinë që i karakterizon, por njëri prej tyre është kthyer në sensacionin e momentit. Bëhet fjalë për Xheison Baftin, i cili njihet nga publiku si djali që jeton në Mushqeta dhe që shkronjën “k” e shqipton “t”. Videot e Xheison janë përhapur me shpejtësi në të gjitha rrjetet sociale dhe Alketa ka treguar se ka një dobësi ndaj tij.

Moderatorja ka thënë se nuk bën dallime mes fëmijëve, por Xheison e cilëson si një fenomen dhe madje ka premtuar se do i ndryshojë jetën. Së fundmi Alketa ka treguar se kjo gjë nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve, sepse sot ka shkuar për vizitë në fshatin e vogëlushit.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ video në të cilat shihet duke udhëtuar drejt Mushqetas dhe pyet kalimtarët për Xheison. Më pas ajo ka vizituar shkollën e vogëlushit dhe ka zbuluar se po përgatisin një surprizë për të.

Moderatorja ka thënë shpesh se prindërit e vogëlushit bëjnë një sakrificë shumë të madhe, prandaj Xheison dhe familja e tij meritojnë çdo gjë.


TË NGJASHME