Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Prerja e pyjeve/ Në pranga 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura

Pesë punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë janë vënë në pranga, një po hetohet i lirë dhe 4 shtetas të tjerë që u kapen duke prerë dru në pyll po procedohen.

Policia jep detajet e operacionit policor të koduar “Prespa”, bërë nga DVP- Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 1 mujor.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë Operacionale të Rendit Publik, pas një hetimi 1 mujor dhe në kuadër të procedimit penal nr.1086, me qëllim goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prespa”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)

• V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)

• E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)

• A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

• V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

• Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52 të së cilës, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 4 shtetasve, M.S; D.B; J.N dhe D.S, të cilët u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore pa leje, në zonën e mësipërme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Related posts

Llojet e meshkujve që duhet të shmangni për një histori të lumtur dashurie

Mila

Ngjela: Haradinaj fitoi lojën

Klaudia gotanews

13 shenjat që keni takuar shpirtin binjak e nuk duhet ta lini t’ju ikë për asnjë arsye

Rita news
Na Kontaktoni!