HomePolitikë

Presidenca franceze zbulon detaje nga takimi i Hoti-Macron

Në një njoftim për shtyp, zyra e Presidentit të Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se në takimin me kryeministrit Avdullah Hoti të zhvilluar ditën e djeshme në pallatin Elize në Paris u diskutua për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe zgjidhjen e problemit mes dy shteteve.

“Presidenti i Republikës priti të martën 7 korrik në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, Z. Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit  dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet gjithashtu se do të mbahet të premten samitit me videokonferencë i organizon Presidenti Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Me iniciativën e Presidentit të Republikës dhe Kancelares gjermane, do të mbahet një samit në 10 korrik me videokonferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe të lejojë Bashkimin Evropian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME