HomePolitikë

Presidenca i përgjigjet Spiropalit: Me qetësi dhe drejtësi!

tedi-blushi

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, përmes një postimi në “Facebook” i është përgjigjur deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Më herët Ministrja Spiropali është shprehur se grushti i shtetit ka nisur në kokën e Presidentit që me Reformën në Drejtësi. Deklaratë kjo që ka nxitur një reagim të ashpër nga ana e Presidencës.

Tedi Blushi i ka kërkuar ministres Spiropali dhe qeverisë të mbajnë fort oligarkët sepse ata janë të besës.

“Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.”- shprehet Blushi.

Më tej Blushi shton se “sa për popullin, do e shihni shumë shpejt”.

Reagimi i plotë:

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.
Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.
Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!
Edhe pak durim!
Me qetësi dhe drejtësi!
Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME