HomePolitikë

Presidenca konfirmon takimin e kreut të Shtetit Meta me Alex Soros

Alex Soros, djali i George Soros ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Burime nga Fondacioni Soros bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga zyra e kreut të Shtetit.

Ende nuk dihet thelbi i bisedës midis kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe djalit të George Soros, i cili zhvillon vizita të shpeshta në Ballkan.

Tedi Blushi: Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.


TË NGJASHME