HomePolitikë

Presidenca paralajmëron një tjetër konferencë: Nuk keni parë gjë akoma!

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi, në një postim në “Facebook”, ka paralajmëruar një tjetër konferencë për shtyp, ku thekson se do të sjellë fakte të reja tronditëse.

“Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!”, shkruan Blushi.

Konferenca për mediat do të jetë në orën 17:00.

Kujtojmë se prej disa ditësh mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës ka nisur një përplasje me akuza e kundërakuza, ku Meta pretendon se maxhoranca po tenton të bëjë një grusht shteti dhe nga ana tjetër maxhoranca ka deklaruar se grushti i shtetit ka nisur në kokën e tij.

Postimi i plotë

Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!
Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!”

Tedi Fb

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME