HomePolitikë

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij në Japoni

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie po zhvillojnë një vizitë në Japoni këtë të shtunë, e cila është kryesisht ceremoniale.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka pritur Trump në një ceremoni të madhe. Donald Trump shpesh ka shprehur rezerva për Japoninë dhe udhëheqjen japoneze. Të dy liderët pritet që të flasin për tregtinë.

Trump do të bëhet lider i parë i huaj që do të pranohet nga perandori i ri japonez Naruhito që kur ai trashëgoi fronin përpara disa muajsh. Trump tha se sidoqoftë është i kënaqur nga ftesa e perandorit të Japonisë. Gjatë vizitës së tij, Trump pritet që të takohet edhe me liderë të biznesit në shtetin aziatik. Të hënën, ata do të diskutojnë mbi programet bërthamore dhe raketore me Korenë e Veriut , përveç tregtisë.

Presidenti Trump pritet që të qëndrojë në shtetin e Japonisë deri të martën.


TË NGJASHME