HomePolitikë

Presidenti dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj Etilda Gjonajt

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, njofton se sot në orën 13:00, Presidenti dorëzon në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Blushi tha se padia është për ministren Gjonaj dhe për funksionarë të tjerë të lartë, që sipas Kreut të Shtetit, janë përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”, shkruan Blushi.
#PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??

K.S/GotaNews


TË NGJASHME