HomeRajon

Presidenti i Bundestag gjerman kritikon presidentin Macron për veton ndaj Shqipërisë dhe M.V

Presidenti i Bundestag gjerman, Wolfgang Schäuble e konsideron gabim të Bashkimit Europian vendimin për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai kritikoi vendimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për veton e vënë, duke theksuar se Europa e ka detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Nëse dështojmë këtu, atëherë si mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme”, tha ai, cituar nga mediat gjermane, duke shtuar se në të njëjtën, “thellimi i bashkëpunimit dhe zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë”.

Gjatë intervistës për Reuters, ai foli edhe për digjitalizimin, duke nënvizuar se BE duhet të mbështesë kompanitë e saj për të penguar supermacinë e Kinës. Ai foli edhe për çështjen e emigrantëve dhe ruajtjen e kufijve të BE-së.


TË NGJASHME