HomeLajme

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: E domosdoshme një reformë për …

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Enio Jaço i ftuar të ndante pikëpamjet e tij mbi klimën e investimeve dhe stabilitetin makroekonomik në vend në Forumin Ekonomik të Tiranës, theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti më konkurrues dhe tërheqës për investimet e huaja.

Ato janë sot më të nevojshme edhe për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha TAP dhe Devoll – si dhe pasojave të tërmetit, i cili sipas reagimeve që ne kemi marrë nga anëtarët tanë do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave”, u shpreh ai.

Për këtë Jaço deklaroi se “gara” e Shqipërisë është me vendet e rajonit, ndaj është e domosdoshme një reformë për thithjen e investimeve.

Shqipëria është një treg i vogël dhe ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Investitorët nuk do të zgjohen një mëngjes dhe të vendosin të investojnë në Shqipëri. Por, ata mund të vendosin të investojnë në rajon, ndaj një nga vendimet që do i duhet të marrë është se në cilin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të vendosin selinë e tyre (pra do të investojnë pjesën më të madhe të kapitalit). Duke marr parasysh se Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjës e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lartë, atëherë një reformë e vërtetë për përthithjen e investimeve është e nevojshme. Ne mendojmë se Shqipëria mund të bëhet lider për investimet e huaja në rajon dhe që të bëhet e tillë, kjo reformë është jetike”, shtoi ai.

Presidenti i Dhomës Amerikane shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në një koalicion të gjerë organizatash, përfshirë partnerë ndërkombëtarë dhe qeverinë, në mënyrë që Reforma për Investimet të realizohet dhe Shqipëria, të ngjitet në vendin e parë në rajon për investimet e huaja.


TË NGJASHME