HomeSociale

Presidenti i PE mesazh solidarizues për Shqipërinë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8, që tronditi Shqipërinë pasditen e së shtunës, dhe që vijon ende me postgoditje më të vogla.

Përmes një mesazhi solidarizues në “Twitter”, numri një i PE shprehet se është në mbështetje të popullit shqiptar dhe atyre që janë lënduar apo kanë humbur banesat e tyre nga tronditja e fortë.

Gjithashtu, Sassoli thekson se Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen e kësaj situate të vështirë për shqiptarët, shumica e të cilëve kanë kaluar dy netë jashtë, një pjesë nga frika dhe një pjesë se u janë shkatërruar shtëpitë.

“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ato që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shkruan Presidenti i PE.

foto galeri

TË NGJASHME