HomeRajon

Presidenti i Sllovenisë viziton sot Tiranën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë sot Shqipërinë me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në ora 16:00, Presidenti i Sllovensië Pahor do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit. Vizita do të vijojë me një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy Presidentëve në sallën “Skënderbeu” të Institucionit të kreut të shtetit shqiptar.

Në orën 17.45 të së hënës Presidenti Pahor do të pritet nga Kryeministri Edi Rama,

Në orën 18.30 do të mbahet takimi me kryetarin e Opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Hotelin MAK Albania.

Më datë 5 mars 2019, Presidenti Pahor do të pritet në takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Në orën 9.15, do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në orën 11:00 Presidenti Pahor do të vizitojë qytetin dhe kalanë e Krujës.


TË NGJASHME