HomeSport

Presidenti i UFC, Dana White ka siguruar një ishull privat për të zhvilluar ndeshjet pavarësisht pandemisë

Presidenti i UFC, Dana White zbuloi strategjinë e tij për të mbajtur gjallë artet marciale gjatë pandemisë COVID-19.

Plani i tij është si një film në Hollywood, por ai nuk është duke aktruar fare. White dëshiron të presë ndeshjet në një ishull privat, të fluturojë ndeshësit në një avion privat dhe të mbajë të gjallë UFC 249.

Megjithatë, ai konfirmoi se e ka siguruar vendin për 2 muaj. Ai planifikon të jetë shumë aktiv, duke pritur ndeshje çdo javë. Kjo do të përfshijë lëvizjen dhe ndërtimin e Oktagonit në ishull dhe ngritjen e dyqaneve.

Megjithatë, White thotë se marrëveshja nuk është bërë plotësisht ende, por ai është shumë afër.

White zbuloi edhe pjesën e mbetur të ndeshjeve për UFC 249. Ish-kampionia e peshave të lehta të UFC, Rose Namajunas kundër Jessica Andrade dhe Francis Ngannou kundër Jairzinho Rozenstruik.

Gjithashtu, ish lojtari i NFL Greg Hardy, Ray Borg, Jeremy Stephens dhe më shumë. Ngjarja kryesore midis Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson ka të ngjarë të anulohet për shkak se Khabib nuk dëshiron të udhëtojë gjatë pandemisë COVID-19.

Ende nuk ka fjalë se kush do të jetë kundërshtari i Tony Ferguson nëse kjo ndodh. Pasi siç u tha para disa ditësh, Khabib kishte pranuar të ndeshjej me Tony Ferguson por më pas e kishte refuzuar ftesën duke dhënë si shkak pandeminë e koronavirusit.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar: Po qëndroj në izolim dhe jam duke lexuar reagimet e njerëzve në lidhje me ndeshjen time dhe mesa duket, e gjithë bota duhet të jetë në karantinë, qeveritë e të gjitha shteteve dhe njerëzit e famshëm kudo në botë.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME