HomeSociale

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për prokurimet në fushën e Mbrojtjes, ja pse

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se ditën e sotme i ka kthyer Kuvendit ligjin për “Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore -tha Meta- mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojn parime të rëndësishme kushtetuese.

Meta ka publikuar dhe argumentet pse ka kthyer për rishqyrtim ligjin e miratuar nga mazhoranca në Kuvend.

Sipas kreut te Shtetit, “Nga shqyrtimi i përmbajtjes së disa dispozitave konkrete të ligjit, mungesa e përcaktimit të qartë e shterues të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket llojit të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas përcaktimeve të tij, krijon hapësirë që jo vetëm të shmangen procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por dhe të ulet ndjeshëm mundësia e biznesit vendas për pjesëmarrje në këto procedura prokurimi, ku kriter kryesor është pasja e CSI-së (Certifikatës së Sigurimit Industrial)”

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 36/2020 “PËR PROKURIMET NË FUSHËN E MBROJTJES DHE TË SIGURISË”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11482 Tiranë, më 08.05.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META.

ARSYET E KTHIMIT 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME