HomePolitikë

Presidenti Meta e nis ditën me një shqetësim të madh, “Shqipëria po tkurret dhe po plaket…”

Presideni i shqipëris Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një shqetësim shumë të madh. Duke iu referuar një artikulli të revistës “The Economist” e cila shkruan se në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, Meta thekson se shpejtësia e plakjes në vend është gjithashtu tronditëse.

Postimi nga Ilir Meta

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.
Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!
Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.
Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!


TË NGJASHME