HomeSport

Presidenti Meta i dorëzoi trofeun Skënderbeut, kampioni i Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu u shpall edhe kampion i Kupës së Shqipërisë, pasi më parë kishte siguruar edhe fitimin e Kategorisë Superiore. Korçarët mundën në finale, Laçin me shifrat e ngushta 1-0.

Një penallti e fituar nga Xhejms, por shumë e diskutuar, pasi ishte në limitet e hyrjes së zonës, ka vendosur takimin. Laçianët protestuan shumë, por gjyqtari Hamiti pasi u konsultua edhe me asistentët vendosi për penallti. Lilaj nuk gaboi nga 11 metra. Deri në fund, ekipi i Dajës menaxhoi rezultatin, dhe arriti dopietën e këtij sezoni.

Gjyqtari kryesor Hamiti, bashkë edhe me ndihmësit e tij, ishin protagonistë në finalen mes Skënderbeut dhe Laçit, ku me një penallti tepër të dyshimtë, me Xhejms që gjendej jashtë zone, ndikuan në fitoren e Skënderbeut.

Në momentin kur po largoheshin nga fusha e lojës, trupa e arbitrave ishte e rrethuar nga rojet e sigurisë, por edhe policia/sot.com.al

 


TË NGJASHME