HomePolitikë

Presidenti Meta jep mesazh për Kosovën

ilir-meta

Shembull te shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë, e ka quajtur presidenti i Shqipërise, Ilir Meta, gjithe sa ndodhi me procesin zgjedhor dje ne Kosove.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta, thekson se Kosova i dha nje shembull mbare botes, per demokracine ne rritje, “në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”

Mesazhi i Metës

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! ???


TË NGJASHME