HomePolitikë

Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED?

ilir-meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar se do të kallëzojë penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Kallëzimi vjen pas situatës së krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale: “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

“Presidentit ia dërgon më para listën, ndërsa Kuvendit vetëm ditën kur Presidenti e pyet ‘Zotëri po Kuvendit ia ke dërguar’. Po thotë ia dërgova sot. Ndërkohë nuk paraqiten të e dhëna pse janë dërguar dy lista njëherë tek Presidenti dhe pse i janë vonuar një javë Kuvendit. Përse ky kryetar që e di shumë mirë si është radhë në Kushtetutë ia çon presidentit para dhe zgjedh t’ia çoj Kuvendit më pas? Çdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgojë në të njëjtën ditë të dy palëve? Dhe dy palët kishin afat 30 ditë që të merreshin vesh. Këto veprime administrative tërësisht individuale të kreut të KED nuk respektojnë afatin. Pse listat u dërguan në një kohë tek Presidenti?”, u shpreh Meta.

Konflikti Presidencë-KED nisi në momentin kur institucioni i drejtuar nga Ardian Dvoranit i dorëzoi Ilir Metës në njëjtën ditë dy listat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Presidentit, ky veprim vuri në vështirësi institucionin për të zgjedhur sipas Kushtetutës gjyqtarët e rinj.

Sipas Metës, KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani.

“Presidenti me këtë vendim paraprak ka rregulluar një situatë të pazakontë të krijuar nga kreu i KED. Më 6 nëntor pasi është njoftuar me akt, kreu i KED ka mbledhur Këshillin. Në këtë mbledhje u thirrën dhe kanë qenë të pranishëm përfaqësuesi i Presidentit, Avokati i popullit dhe përfaqësuesi i Kreut të Kuvendit të Shqipërisë.
Botimi i këtij vendimi në Fletoren Zyrtare është shkelje e hapur me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Kryetari i KED e ka konsideruar zonjën Arta Vorpsi si gjyqtare që ka lindur në vakancën e Presidentit të Republikës.
Ardian Dvorani ka kryer veprime të paligjshme dhe që nuk janë në kompetencë të tij. Ka shkelur hapur dhe me dashje Kushtetutën”, deklaroi Meta.

Vijon…


TË NGJASHME