HomeSport

Presidenti Meta: Papadhopulli, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës

ilir-meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, pas ndarjes nga jeta të legjendës të futbollit shqiptar Miço Papadhopuli, në moshën 86-vjeçare.

Në postimin e tij, kreu i shtetit e ka cilësuar lajmin si shumë të dhimbshëm si për të edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme që dha në zhvillimin e futbollit shqiptar Papadhopuli.

POSTIMI I METËS:

Ndarja nga jeta e “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopulli është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvillimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.

Në këto momente jam pranë Familjes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë. Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!

Ilir Meta

TË NGJASHME