HomePolitikë

Presidenti Meta paralajmëroi padi kundër Dvoranit, reagon Rama

Paralajmërimit të kreut të shtetit se ditën e hënë do dorëzohë padi për Ardian Dvoranin, kreun e KED, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një cështje shumë e qartë që tani duhet ti takojë proceseve ligjore.

“Mbase nuk më dëgjuat por unë s’dua që ne të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum për cështje që nga njëra anë janë shumnë të qarta e nga ana tjetër tani duhet tu përkasin proceseve legjitime e ligjore. Gjithcka mund të bënim e bëmë dhe të linjëzuar 100% me ata që janë mbështetësit e garantët e reformës në drejtësi SHBA dhe BE.

Është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë por fatkeqësisht Ilir Meta edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë”.


TË NGJASHME