HomePolitikë

Presidenti Meta: Po shpopullohet vendi. Zgjidhja do të vijë nga…

ilir-meta

Presidenti Ilir Meta ka konsideruar si një nga problemet kryesore të vendit shpopullimin.

Meta u shpreh se përgjegjës për ikjen masive të fuqisë punëtore të gjithë faktorët politikë që, sipas tij, po mbajnë gjallë një krizë artificiale politike.

Plani i integrimit në BE nuk është se do kishin bërë dialog politik, do ishin ndëshkuar çështjet e dosjeve si Dibra dhe Shijaku, reforma në drejtësi do të zbatohet sipas Kushtetutës. Do mbështetej iniciativa e presidentit për shfuqizuar 30 qershorin dhe zhvilluar zgjedhje gjithëpërfshirëse. Jo vetëm ky konflikt por dhe mungesa e dialogut politik, është e mjaftueshme për të mos hyrë në BE. Të gjithë ata që mbështesin këtë konflikt janë të interesuar për zhbërjen e Shqipërisë”, tha Presidenti.

Kreu i Shtetit theksoi se nuk pret zgjidhje nga ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se zgjidhja do të vijë nga brenda.

Nuk kam shumë shpresë të ndërkombëtarët se kanë hallet e tyre. Pse është shpopulluar Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta. Për ne është problem i madh, dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë se ky vend bosh nuk do të ndodhë. Vetëm ne do ta zgjidhim. Sa i takon kushteve të Bundestagut është zhgënjyese që nuk ka asnjë përpjekje serioze për të krijuar frymën që jep një zgjidhje dhe shpresë”, u shpreh Meta.

82575005_633729357393965_3993482036592508928_n

TË NGJASHME