HomePolitikë

Presidenti Meta thërret në takim Bashën, zbardhet diskutimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, z. Tedi Blushi, i cili jep dhe detajet e diskutimit mes Kreut të Shtetit dhe kreut të PD.

Një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga maxhoranca, Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.

Blushi Fb

Më tej Presidenca paralajmëron sot se kreu i shtetit do të firmosë disa dekrete, të cilat sipas saj synojnë shpartallimin e grushtit të shtetit.

Postimi i Tedi Blushit 

Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! ??

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME