HomePolitikë

Presidenti Meta uron ministrin për Europën në qeverinë e re të Italisë

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për betimin, ministrin e ri për Europën në qeverinë e re të Italisë,  Enzo Amendola.

Në Twiter, ndërsa poston një foto me Amendolan dhe e uron atë për betimin si minsitër, Meta shkruan se ai është një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes europiane të vendit tonë.

“Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh, Amendola Enzo, i cili sapo është betuar si ministër për Europën në qeverinë e re të Italisë. Amendola Enzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane”, shkruan Meta.


TË NGJASHME