HomePolitikë

Presidenti njofton konferencë për mediat

Nderkohe qe vetem nje dite me pare ka zhvilluar takimin me delegacionin e Venecias, therritur ne vijim te procesit te nisur nga Komisioni Hetimor per shkarkimin e tij, Presidenti i vendit, Ilir Meta, njofton se do te mbaje sot nje konference per mediat.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”- ben me dije zyra per shtyp e Presidentit.

Sipas njoftimit, “Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”.


TË NGJASHME