HomePolitikë

Presidenti pret ambasadorin e Kilit: Të rrisim bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.


TË NGJASHME