HomeLajmi i Fundit

Presidenti pret këngëtaren Inis Neziri

Ajo është një këngëtare e talentuar e cila me zërin e saj spikati në festivalin “New Wave Festival 2019” me këngën ‘Piedestal’ në Rusi.

Inis Neziri mahniti jurinë e këti festivali duke u shpërblyer kështu me çmimin e parë.

Ditën e sotme këngëtarja është pritur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili e falënderon Inisin që ngriti lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja. Ai gjithashtu tha se duhet të mbështeten këta shembuj pozitivë si Inisi, për t’ju ofruar mundësi dhe kushte për ta parë të ardhmen në vendin e tyre dhe jo të largohen.

“Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”.
Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.
E falenderova Inisin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë”, shkruan presidenti në postimin e tij në ‘Facebook’. Meta gjithashtu ka postuar edhe një foto me këngëtaren e talentuar Inis Neziri.