HomeSociale

Presidenti reagon për grumbullimet e familjarëve të pacientëve jashtë spitalit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së krijuar në spitalet ku po trajtohen personat e prekur nga koronavirusi, ku të afërmit e të infektuarve janë grumbulluar duke pritur jashtë spitalit pa respektuar distancimin fizik.

Ndërsa kërkon reflektim të menjëhershëm nga autoritetet, Meta shprehet se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.

Reagimi

Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.


TË NGJASHME