HomeRajon

Presidenti Trump së shpejti vizitë në Britaninë e Madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Britaninë e Madhe në fillim të muajit qershor.

Trump do të jetë mysafir i Mbretëreshës Elizabeth II si dhe do të ketë bisedime me kryeministren, Theresa May.

Kryeministrja May tha se vizita do të jetë “mundësi për të fuqizuar raportet tashmë të ngushta mes dy vendeve”.

Presidenti Trump më 14 mars tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet Uashingtonit dhe Londrës, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Trump ishte për vizitë në Britani edhe në vitin 2018. Gjatë kësaj vizite, ai ishte takuar me kryeministren britanike dhe Mbretëreshën dhe kishte vizituar një klub golfi në Skoci.


TË NGJASHME