HomeSociale

Presidentja e KE: BE-së i duhet një plan Marshall për …

usula

Gjatë konferencës së sotme për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se buxheti i ri afatgjatë i BE-së do të duhet të jetë një përgjigje ndaj krizës së koronavirusit.

“Unë shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall,” tha ajo, duke iu referuar paketës stimuluese prej shumë miliardë dollarëve amerikanë për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Më tej ajo shton: “Ne kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, ristrukturuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune.”

“Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka avantazhin që gëzon besim, besim të të gjitha vendeve anëtare. Ky buxhet i ri 7-vjeçar duhet të dallohet nga ai i mëparshmi. Ai do të jetë i ndryshëm. Ai do të jetë përgjigja evropiane ndaj krizës së koronavirusit.”-tha Presidentja e KE-së.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME