HomeSociale

Presidentja e KE: Politikanët e nënvlerësuan koronavirusin

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen tha se udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi.

“Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin”, tha von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane, Bild.

“Tani, është e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë”, ka shtuar ajo.

Duke parë që Italia dhe Spanja janë dy vendet e goditura më tepër në Evropë, prej ditës së djeshme Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e udhëtarëve prej jashtë bllokut, për 30 ditë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, von der Leyen tha se e kupton qëllimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e krahasoi shpërthimin e koronavirusit me luftë, dhe e vlerëson koronavirusin si një armik shqetësues.

“Personalisht, nuk do ta përdorja këtë term, por e kuptoj qëllimin e presidentit të Francës, sepse koronavirusi është një armik shqetësues”, tha von der Leyen.


TË NGJASHME