HomePolitikë

Presidentja e KE takim me Hotin dhe Vuçiç, ja mesazhi që jep

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen takoi politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në selinë e Komisionit Europian në Bruksel.

Von Der Layen zhvilloi takimeve të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Pas takimeve ajo është shprehur se kanë qenë “diskutime të mira”.

Von der Leyen theksoi nevojën e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka ngrirë nga fundi i vitit 2018.

Edhe qeverisë amerikane nën Donald Trump bëri një përpjekje për bisedime më 27 qershor në Uashington, por dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte ndaj disa zyrtarëve të lartë të Kosovës, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë.

Gjithashtu edhe Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. Ambasada e Francës në Kosovë nëpërmjet një postimi në  ‘Twitter’ditën e djeshme shkruan se: “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME