HomeSociale

Prezantimi i parë, ja disa rregulla mirësjelljeje që duhen zbatuar kudo

Mashkulli gjithmonë duhet patjetër të ngrihet në këmbë qoftë kur hyn femra apo mashkulli tjetër, për t’iu prezantuar.

Disa rregulla tradicionale të cilat duhet të bëhen zakon nëse dëshironi sjellje të drejtë në momentin e njohjeve.

• Mashkulli, nëse është ulur, patjetër duhet të ngrihet në këmbë, qoftë kur hyn femra apo mashkulli tjetër, për t’iu prezantuar.

Nga këto obligime do të jenë të liruar personat e sëmurë apo personat e moshuar të cilët kanë arsye përse nuk mund të ngrihen në këmbë.

• Mirëpo, dama mund të qëndrojë ulur dhe në shenjë përshëndetjeje vetëm të shtrijë dorën.

Vajzat e reja, edhe pse mund të qëndrojnë ulur, do të jetë e dëshirueshme që të ngrihen në këmbë në shenjë respektimi të personave të moshuar.

• Nëse njihen dy meshkuj të cilët tashmë janë ulur, apo dikush i prezanton, të dy duhet të ngrihen në këmbë.


TË NGJASHME